Liga 1 e Francës vjen me dy takime interesante

Liga 1 e Francës parasheh sot dy ndeshje interesante në programin e ditës së shtunë.

Rennes pret në shtëpi skuadrën e Lens dhe Paris Saint-Germain zhvillon ndeshje si mysafirë kundër Montpellier, përcjell KosovaPress.

Rennes gjendet në pozitën e shtatë në tabelë me 19 pikë të tubuara, kurse Lens pozicionohet në të nëntën me gjithsej 18 pikë.

Montpellier e gjejnë vetën në pozitën e gjashtë, ku pas 12 xhirove të zhvilluara kanë arkëtuar gjithsej 23 pikë, ndërsa në anën tjetër skuadra e PSG e kryeson renditjen tabelare me gjithsej 25 pikë të tubuara.

Programi i ditës së sotme në Ligën 1 të Francës është i bashkangjitur më poshtë.

17:00 Rennes (7) – Lens (9) (Stadiumi Roazhon Park)

21:00 Montpellier (6) – Paris Saint-Germain (1) (Stadiumi Stade de la Mosson)

LEXO EDHE:

Back to top button