Liga e Konferencës sjell takime emocionuese në Itali dhe Angli

Krahas Ligës Evropa edhe në Ligën e Konferencës do të zhvillohen përballjet e para të gjysmëfinales.

Fiorentina do të presë në Firencë ekipin zvicerian të Baselit. “La Viola” ka pasur një rrugëtim të mirë deri më tani në këtë kompeticion duke shpresuar kështu një finale evropiane dhe pse jo për ta fituar. Një sfidë që stadiumi italian sot mund të shijojë disa gola, pasi të dyja skuadrat janë të aftë për të shënuar.

Ndeshje interesante do të jetë edhe gjysmëfinalja tjetër e këtij kompeticioni, me Uest Hemin, i cili do të presë në shtëpi holandezët e AZ Alkmaar. Një përballje tepër e fortë, edhe pse pretendohet se favoritë janë anglezët. Që të dy përballjet e para të gjysmëfinales do të nisin në orën 21.00

LEXO EDHE:

Back to top button