Liga Evropa, paqartësi para garave të fundit në grupe

Sot do të zhvillohen ndeshjet e gjashta të grupeve të Ligës së Evropës dhe të kompletohen të gjitha skuadrat e kualifikuara për raundin tjetër. Pas emocioneve të Ligës së Kampionëve gjatë të martës dhe mërkurës, tani radha është për emocionet e garës së dytë ekipore evropiane, Ligës së Evropës.

Klube të mëdha evropiane si Man. Junajted, Arsenali, Roma, Lazio, Fenerbahçe dhe Monako do të dinë saktësisht në cilën pozitë do ta mbyllin grupin.

Roma rrezikon të mos e kaloj grupin pasi gjenden në vendin e tretë dhe i duhet një fitore në shtëpi ndaj Ferencvaroshit për të kaluar tutje.

Skuadrat tjera si Junajtedi, Arsenali dhe Lazio, luftojnë për tu kualifikuar nga pozita e parë, ndërsa Frajburgu, Real Betisi dhe Rojal Unioni, kanë siguruar tashmë pozitën e parë.

 

 

LEXO EDHE:

Back to top button