Ligjet për Korridoret 8 dhe 10D me yll evropian hyjnë në procedurë kuvendore

Ligjet për Korridoret 8 dhe 10D me yll evropian hyjnë në procedurë kuvendore

Kuvendi sot duhet të filloj mbledhjen e 115 në të cilën duhet të miratoj nevojën për sjelljen e disa ligjeve që kanë të bëjnë me ndërtimin e korridoreve 8 dhe 10D.

Në rend dite të seancës janë Propozim ligji për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për përcaktimin e interesit publik dhe emërimin e partnerit strategjik për realizimin e projektit për ndërtimin e Korridorit 8 (seksioni: Tetovë – Gostivar – Bukojçan dhe Projekti për autostradën Trebenishtë – Strugë – Qaf Thanë) dhe Korridorin 10 (pjesa e autostradës Prilep – Manastir) me procedurë të shkurtës, si dhe ndryshimet dhe plotësimet në Ligjin për Urbanizëm, Ligji për Shpronësimin dhe Ligji për Marrëdhëniet e Punës, të gjitha me procedurë të shkurtuar.

Këto propozim ligje të cilat qeveria i propozoi me yll evropian do të shqyrtohen në Komisionin për Çështje Evropiane.

LEXO EDHE:

Back to top button