Lionel Mesi dëshiron që të rikthehet në Spanjë?

Lionel Mesi tashmë ndjehet i kompletuar me trofetë e fituar gjatë gjithë karrierës së tij, pasi argjentinasi i vendosi kapakun me Kupën e Botës në Katar.

Ylli i PSZH-së ka pasur një sezon të sukseshëm, të paktën personal dhe kombëtar, por situata e përgjithshme te klubi francez nuk po ndjehet e ngrohtë më si në fillim. Messi nuk ka rinovuar ende dhe nuk dihet nëse do e bëj.

Kontrata e tij skadon në qershor dhe tifozët e Barcelonës ëndërrojnë dita ditës që ai të rikthehet në “Kamp Nou”.

“Radio Catalunya” flet për këtë gjë dhe shton se “La Pulce” madje do të donte të detyronte dorën e Laportës për ta bërë atë të kthehej për të luajtur në “Kamp Nou” edhe nëse situata ekonomike e klubit spanjoll nuk i lejon lojtarët të regjistrohen me paga monstruoze si ajo e argjentinasit.

LEXO EDHE:

Back to top button