Lionel Mesi vendimtar, në spektaklin me 7 gola në Paris

Lionel Messi i ka dhuruar fitoren në limit për PSZH, e cila mposhti 4-3 Lille. Argjentinasi realizoi golin e fitores në shtesë falë një goditje dënimi. Sa i përket ndeshjes, Kilian Mbape realizoi për 1-0 pas asistimit nga Nejmar. Parisienët nuk u ndalen dhe gjashtë minuta më vonë braziliani Nejmar shënoi për 2-0. Në minutën e 24-të, Diakhite realizoi për të ngushtuar epërsinë në 2-1. Me epërsinë minimale të vendasve 2-1 përfunduan 45 minutat e para.

Në pjesën e dytë miqtë gjetën golin e barazimit, kur Xhonatan David realizoi për 2-2 nga penalltia në minutën e 58-të. Vetëm 11 minuta më vonë, Lille gjeti edhe njëherë golin, kësaj radhe me Bamba-n që realizoi pas asistimit nga Gomes për 2-3. Por kur të gjithë prisnin që ndeshja të kryhej baraz, Leo Mesi doli në skenë për të realizuar për 4-3. PSZH vazhdon në krye të tabelës me 57 pikë, derisa Lille mbetet e pesta me 41 sosh.

LEXO EDHE:

Back to top button