Lirohen vajzat që u rrëmbyen të premten në Nigeri

Një grup vajzash që u rrëmbyen nga konvikti i një shkolle në Nigerinë verilindore të premten janë liruar sot në agim dhe janë të sigurta në mjediset e qeverisë Zamfara. Lajmi u njoftua nga guvernatori i shtetit, Bello Matawalle. “Unë jam i lumtur të njoftoj se vajzat janë liruar”, deklaroi ai..

Njerëz të armatosur rrëmbyen 317 studente nga Shkolla e Mesme Shkencore e Vajzave në qytetin Jangebe, shteti Zamfara, të premten.

Burrat që plaçkitën shkollën, kishin sulmuar gjithashtu një kamp ushtarak dhe një pikë kontrolli aty pranë, duke mos lejuar ushtarët të ndërhynin.

Disa grupe të mëdha njerëzish të armatosur veprojnë në shtetin Zamfara dhe rrëmbejnë për para dhe për lirimin e anëtarëve të tyre nga burgu.

LEXO EDHE:

Back to top button