“Lista e zezë”, Aggeler: 1 ose 2 emra do t’i shtohen listës shumë shpejt

“Lista e zezë”, Aggeler: 1 ose 2 emra do t’i shtohen listës shumë shpejt

Ambasadorja Angela Aggeler potencoi se ekipi i hetuesve nga Uashingtoni çdo ditë po punojnë në drejtim të hetimit të rasteve të korrupsionit të lartë në Maqedoninë e Veriut, ajo tha se kjo bëhet me kujdes të veçantë në mënyrë që në atë listë, të mos gjenden emra të cilët nuk e meritojnë të jenë aty.

“Së pari siç ju kam shpjeguar, nuk ka vetëm një listë, ka një sërë listash dhe të njëjtat janë krijuar dhe zhvilluar në Uashington, këto lista gjithashtu janë dinamike. Kështu që ju lutem mos prisni që një ditë, ne do të vijmë dhe do të themi, ja, urdhëroni listën dhe u kryer. Pra është një proces i vazhdueshëm, sepse siç e pamë sot, duke shikuar sistemin, korrupsioni në disa forma të tij, po ndodhë çdo ditë, kështu që ka njerëz të cilët ja vlen të konsiderohen, ndërsa për shkak se sistemi në Uashington është shumë i kujdesshëm në këtë pjesë, nevojitet kohë dhe hetime të krimit, në mënyrë që të sigurohemi se nuk e vendosim në listë dikë që nuk i takon asaj liste, kështu që është diçka e ndryshueshme dhe e lëvizshme, por mendoj që në muajt e ardhshëm do të shohim një emër apo dy, dhe ky do të jetë një proces që do të vazhdojë, pra nuk ndalon, është diçka e vazhdueshme në Uashington”, deklaroi Angela Aggeler, ambasadore e SHBA-ve në Shkup. /A.R.

LEXO EDHE:

Back to top button