Lituanezi Sorokin, kalon 318 kilometra për 24 orë!

Maratonomaku nga Lituania, Aleksander Sorokin, ka përmirësuar rekordin e tij botëror, duke arritur të vrapojë plot 318.8 kilometra për 24 orë, që në fund të triumfojë në Kampionatin Evropian, i cili u zhvillua në Veronë të Italisë.  Sorokin me këtë rast përmirësoi rezultatin më të mirë të mëparshëm për dhjetë kilometra.

“Jam vërtet i lodhur, por kjo është arsyeja pse jam dy herë më i emocionuar. Jam shumë mirënjohës të gjithëve për mbështetjen e tyre”, ka njoftuar Sorokin në rrjetet sociale.

Sorokin është gjithashtu rekordmeni botëror në garën 12-orëshe, gjatë së cilës arriti të vrapojë 177.4 kilometra. Ndërkohë në vendin e dytë në garën e Kampionatit Evroopian, u ndal polaku Andrzhej Piotrovski 301.8 kilometra, duke lënë pas italianin Marko Visinti me 288.4 kilometra. Në garën e femrave, fituese u shpall Patrisia Bereznovska nga Polonia me 256,2 km.

LEXO EDHE:

Back to top button