Lituani “shuplakë” Shqipërisë në “Air Albania”


Shqipëria ka marrë një goditje shumë të madhe. Lituania erdhi si skuadra më e dobët, por në fund arriti të gjunjëzojë kuqezinjtë, duke triumfuar me shifrat 0-1, falë një goli të Kazlauskas në minutën e 50, prej një gafe të pafalshme të mbrojtjes.

Pjesa e parë përfundoi me shifrat 0-0 me Lituaninë, që dha disa shkëndija, por në përgjithësi ishte një ndeshje shumë e qetë me një monotoni “dehëse”. E dyta nisi me skuadrën tonë pak më agresive, por ishin lituanezët që gjetën golin. Pas ndëshkimit, Reja aktivizoi Roshin e Uzunin, që i japin një ritëm më të lartë skuadrës dhe krijojnë pak më shumë rrezik, me fierakun, që i lë vendin Brojës prej një dëmtimi.

Ndërkohë gjuajtja e parë e kombëtares së Shqipërisë në portë regjistrohet nga Rej Manaj, pas një goditje dënimi.15 minutat e fundit ishin shumë të dobëta për Shqipërinë, duke mos mundur të sulmojnë dhe i dhuruar këtë fitore Lituanisë. Në fund Hysaj merr të dytin e verdhë dhe ndihmon Lituaninë për të shkuar drejt triumfit.

 

LEXO EDHE:

Back to top button