Liverpool fiton me përmbysje dhe ngjitet në krye të Premier League

Liverpool ka fituar me përmbysje ndaj Sheffield 2-1 dhe barazon në krye të Premier League rivalët e Evertonit, të cilët kanë një ndeshje më pak.

- Advertisment -

Ekipi i Jurgen Klopp e pa veten shumë shpejt në disavantazh. Në minutën e 13, arbitri akordoi penallti për miqtë për një ndërhyrje të Fabinho në hyrje të zonës dhe Berge e shndërroi në gol 11-metërshin.

Në fundin e pjesës së parë, Firmino barazon për “The Reds”. Braziliani shtyu në portën e boshatisur një top të grushtuar nga portieri i Sheffield, pas goditjes me kokë të Mane.

Në pjesën e dytë, Diogo Jota shënoi golin e fitores me kokë, vetëm një minutë pasi VAR anuloi për pozicion jashtë loje një gol të Mohamed Salah.

Në ndeshjet e tjera të së shtunës, Manchester United dhe Chelsea barazuan 0-0, City barazoi 1-1 me West Ham, ndërsa Crystal Palace fitoi ndaj Fulham në transfertë me rezultatin 1-2.

 

LEXO EDHE:

Back to top button