Liverpulli do të nis sezonin në Premier Ligë me 8 mungesa!

Rreth tetë lojtarë të Liverpullit thuhet se mund të humbasin ndeshjen hapëse të klubit në sezonin 2022-23 në Premier Ligë kundër Fulhamit.

“The Reds” do të udhëtojnë në “Craven Cottage” për të përballuar Fulhamin më 6 gusht. Megjithatë, ata mund të jenë pa një numër lojtarësh, duke përfshirë disa titullarë.

Sipas “Liverpool World”, portieri i parë, Alison Beker është një nga mungesat më të dukshme të mundshme. Zëvendësi i portierit, Kaoimhin Keleher, mori një dëmtim ndërsa ishte në detyrë me kombëtaren në qershor. Sidoqoftë, trajneri Jyrgen Klop i tha faqes zyrtare të Liverpool-it, se pret që Alison të jetë i disponueshëm për përballjen e tyre kundër Fulhamit.

Sulmuesi portugez Diogo Zhota është gjithashtu jashtë fushës për shkak të një dëmtimi muskulor dhe nuk mori pjesë në kampin stërvitor të “Reds” në Austri. Naby Keita (i sëmurë) dhe Kurtis Xhons (dëmtim i paspecifikuar) nuk luajtën në ndeshjen e tyre të “Community Shield” kundër Man. Sitit. Tjetër mungesë do të jetë edhe Aleks Okslad-Çemberlejn, i cili pësoi një dëmtim të kofshës gjatë fitores së tyre 2-0 kundër Krystal Palace në parasezon.

Kostas Tsimikas thuhet se mori një dëmtim gjatë turneut të Liverpoolit në Austri. Dhe së fundmi, Ibrahima Konate u lëndua gjatë ndeshjes së tyre të fundit para-sezonale kundër Strasburgut. Për fat të mirë, Klopp i tha faqes zyrtare të klubit se lëndim i tij nuk dukej ‘shumë shqetësues’./albeu/

LEXO EDHE:

Back to top button