Liverpulli humb mesfushorin spanjoll për plot 6 javë

Skuadra e Liverpullit në fundjavë u ndal me barazim 2-2 ndaj Fulhamit dhe humbi kështu 2 pikët e plota. Mirëpo ata nuk humbën vetëm pikët, por edhe mesfushorin spanjoll Tiago Alkantara, i cili do të mungojë rreth 1 muaj e gjysmë.

Sipas “The Athletic”, mesfushori spanjoll u largua nga “Craven Cottage” me një problem në gju në minutën e 51-të dhe ai do të jetë jashtë për gjashtë javët e ardshme, duke shkaktuar një “dhimbje koke” për trajnerin Jyrgen Klop, që tashmë është privuar nga shërbimet e Okslade Çembërlajn dhe Kurtis Xhons në mesfushë.

Tiago pritet të rikthehet në mes të shtatorit, që do të thotë se ai do të mungojë në ndeshjet kundër Kristal Pallasit, Bournemautit, Njukasëllit, Evertonit, Uolkvsit, si dhe derbin e madh në “Old Trafford” ndaj Man. Junajtedit./albeu.com

LEXO EDHE:

Back to top button