Liverpulli me një mbrojte të “çoroditur” ndaj Ajaksit

Skuadra e Liverpullit do të përballet me Ajaksin e Amsterdamit, në kuadër të ndeshjes së parë të këtij sezoni në Ligën e Kampionëve, në të cilën skuadra angleze do të ketë një mbrojtje të ‘çoroditur’.

Liverpulli viziton Ajaksin pa të lënduarit Virxhil van Dijk dhe Xhoel Matip, dhe portieri brazilian Alison Beker, i cili gjithashtu është i dëmtuar. Dhe i vetmi qendërmbrojtës ​​në dispozicion të trajnerit Jurgen Klop para ndeshjes me Ajaksin është Xho Gomez, që do të thotë se trajneri gjerman do të detyrohet të improvizojë. Partneri i Gomez në Amsterdam ka shumë të ngjarë të jetë Fabinjo, ndërsa Matip do të shërohet për fundjavë në Premierligë.

LEXO EDHE:

Back to top button