Liverpulli siguron përforcimin e parë nga Bajern Munihu

Skuadra e Liverpullit ka mbyllur marrëveshjen për të sjellë në “Anfield” mesfushorin 20-vjeçar holandez Rajan Gravenberh, që luan në Bundesliga me ekipin e Bajern Munih. Lajmin e konfirmon e përditshmja britanike “The Mirror”, që sqaron së vendimtar ka qenë takimi i klubit anglez me babain e lojtarit.

Babai i Gravenberhut është edhe menaxheri i futbollistit, që kanë pranuar transferimin në Premier Ligë  sezonin tjetër. Liverpulli pritet të paguajë mesfushorin e talentuar 200 mijë stërlina në javë, ndërkohë që bisedimet vazhdojnë mes dy skuadrave.

Skuadra angleze kërkon të paguajë rreth 18 milionë euro për lojtarin, shumë të cilën bavarezët paguan kur e morën një vit më parë nga Ajaksi. Gjithsesi, Bajerni e vlerëson mesfushorin me shumë, rreth 25 milionë euro, ndaj pritet që klubet të gjejnë një marrëveshje për të kënaqur të gjitha palët dhe mundësuar transferimin.

LEXO EDHE:

Back to top button