Lojëra të dyshimta me Ligjin e Lojërave të Fatit

Lojëra të dyshimta me Ligjin e Lojërave të Fatit

Gazetar:  Ile Petrevski

Distanca prej 500 metrave deri te objekti ku organizohen lojërat e fatit nuk është i vetmi nen kontestues në ndryshimet e propozuara të ligjit. Një sërë kufizimesh, rregullore të rrepta dhe rritje të shpenzimeve ndaj shtetit nga kompanitë e këtij sektori janë rregullat e reja që Qeveria po përpiqet t’i kalojë. Një nga nenet kyçe të propozuara të ligjit është që kompensimi i licencës për një bastore të rritet nga 105 mijë euro në 200 mijë kurse numri i pikave të pagesës është gjithashtu i kufizuar dhe me një licencë mund të jenë maksimumi 25 objekte. Secila licencë e radhës do të kushtojë 10 mijë euro shtesë. Ndryshim ka edhe në klubet VLT aparate.

“Kompensimi për dhënien e licencës për klub me VLT aparat rritet nga 78.750 në 100.000 euro. Kjo shumë vlen për tre hapësira afariste dhe vendoset kompensimi prej 30 mijë euro”, thuhet në Propozim/ligji i lojërave të fatit.

Bëhet fjalë për shuma të mëdha parash, të cilat vështirë të sigurohen nga kompanitë që janë në vendin tonë aktive në këtë sektor dhe në këtë mënyrë mund të bëjmë hapësirë ​​për hyrje të kompanive të tjera. Mbështetjen më të madhe për këto ndryshime vjen nga BDI. Mirëpo, sot nuk morëm përgjigje nga kryetari i Komisionit Parlamentar për Çështje Evropiane, Arbër Ademi se pse po heshtet për këtë propozim, pas reagimit të ambasadës austriake se po keqpërdoret flamuri evropian që qëndron në procedurën e miratimit të këtij ligji, e kjo do të thotë me procedurës të përshpejtuar.

Burime për Alsat sigurojnë se qëllimi kryesor i sjelljes së këtyre ndryshimeve është hapja e rrugës për hyrjen e një kompanie të re i biznesit të lojërave të fatit, nga Serbia, ku kanë paralajmëruar se do të investojnë disa dhjetëra milionë euro në vend. Para njoftimit të ambasadës austriake, për javë të tëra kjo temë ishte një nga më aktualet në media dhe në publik, ndërsa tashmë mbizotëron heshtja. Sipas informacioneve, pas një pjese të klubeve me aparate në vend qëndron kapitali austriak.  Këtu lind pyetja, a janë autoritetet kaq të shqetësuara për efektet negative sociale që shkakton ligji ekzistues, apo kjo bëhet vetëm për biznes dhe provizione?!/Alsat.mk

LEXO EDHE:

Back to top button