fbpx

Lojërat Olimpike do të mbahen në vitin 2021


Lojërat Olimpike Tokio 2021 do të mbahen me ose pa COVID-19, ka siguruar shefi ekzekutiv Toshuro Muto. Ato ishin planifikuar për t’u mbajtur këtë vit, por pandemia i shtyu për në 23 korrik të vitit që vjen. Shefi ekzekutiv garanton se ato nuk do të luhen përtej 2021, dhe se me apo pa prezencën e COVID-19 do të mbahen me një audiencë të limituar në stadium olimpik, duke evituar mundësinë që të mbaheshin pa prezencë të spektatorëve. 11 mijë atletë 200 vende do të marrin pjesë në Tokio 2021, teksa nuk dihet si do të bëhet udhëtimi drejt Japonisë, pasi ishulli aziatik momentalisht i ka kufijtë mbyllur për vizitorët e huaj.

LEXO EDHE:

Back to top button