Loredana dhe Mozzik prapë në qendër të vëmendjes, janë apo s’janë bashkë?

Nuk mund të kalojë asnjë ditë që Mozzik dhe Loredana mos të jenë në qendër të vëmendjes dhe së fundmi shkak është bërë vetë Loredana.

Reperja ka dalë ‘live’ mbrëmjen e djeshme në TikTok, teksa ndodhej në palestër, pasi siç na ka treguar po merret me boks, e padyshim nuk kishin si të mungonin pyetjet rreth Mozzik.

“Ku është Mozzik?“- ishte një nga pyetjet e fansave që nuk i ka shpëtuar Loredanës, e cila është përgjigjur “Mozzik është më i miri. Para se të realizoja videon ‘live’ fola me të.”

Videoja është bërë virale dhe fansat janë shumë të entuziazmuar nga ky fakt. Kjo është hera e parë që Loredana flet për Mozzik pas lajmeve për ribashkimin e tyre.

Pak ditë më parë një postim i Loredanës në Instastory ka marrë vëmendjen e rrjetit, pasi ajo ka shpërndarë deklaratën e Cardi B, që shprehet se do jetë gjithnjë pranë Offset pavarësisht se ç’ndodh. Kjo për arsyen e thjesht: Kulture, vajza e tyre.

Këtë paralele e ka hequr si duket edhe Loredana me situatën ku ndodhet duke treguar se ajo do e përkrah dhe mbështesë gjithmonë Mozzik. Nuk e dimë nëse me këtë deklaratë ajo na ka treguar se janë bashkë apo se janë thjesht miq për shkak të Hanës por mbetet për tu parë.

E gjitha filloi pak javë më parë kur u vu re se Loredana dhe Mozzik ndiqen në Tik-Tok dhe fill pas këtij lajmi në media qarkulloi një video ku dyshja shihej teksa bënte shopping në Gjermani. Vetë Loredana ka  komentuar në këtë video, me një zemër, koment ky që çmendi fansat.

Një sërë detajesh na shtynë edhe më shumë të mendonim se dyshja është ribashkuar e një ndër to është fakti se ata veshin rrobat e njëri-tjetrit.

Sikur mos të mjaftonin këto, një foto e dyshimtë nga ditëlindja e Mozzik na bëri të mendojmë se ata e kanë kaluar bashkë këtë ditë të veçantë. Ndërkohë, kapakun muhabetit ia vendosi vetë Loredana pak ditë më parë, duke komentuar në videon e saj dhe të Mozzik në qendrën tregtare në Gjermani.

Një kontribut të madh në këto lajme dha edhe vëllai i Loredanës i cili “rastësisht” realizoi një video live në Instagram gjatë kohës kur Loredana ishte në Kosovë, duke dëgjuar këngën e Mozzik për Hanën.

LEXO EDHE:

Back to top button