Lorik Emini shënon gol, Lenjani në rolin e asistuesit

Futbollisti Kosovar, Lorik Emini ka realizuar nga penalltia për Luzernin, në pikën e madhe (1:1) të arkëtuar në duel me Sionin. Vendasit (Sioni) kaluan në epërsi pikërisht në minutën e 42-të me golin e Hoarau, ndërsa Emini barazoi (1:1) nga penalltia në minutën e 81-të.

Kreshnik Hajrizi u paraqit standard për Luganon e cila barazoi me rezultat 1:1 me Gras’hoppersin. Është interesant se i njëjti futbollist shënoi për vendasit dhe mysafirët. Margreitter shënoi autogol për Luganon në minutën e 50-të dhe në atë të 90+1 barazon rezultatin 1:1 falë asistimit të Ermir Lenjanit.

Në minutën e 90+6, Kustodio dështon nga penalltia dhe lëshon rastin për t’ia siguruar fitoren Luganos. Amir Abrashi u aktivizua nga minuta e 63-të dhe Ermir Lenjani nga ajo e 69-ta për Gras’hoppersin.

LEXO EDHE:

Back to top button