Los Anxhelos bëhet i fortë, Suarez bashkohet me Kielinin e Bejllin

Los Anxhelos bëhet e fortë, Suarez bashkohet me Kielinin dhe BejllinLuis Suarez është më afër se kurrë të arrijë një marrëveshje për kalimin në MLS. Ylli uruguaian është pa skuadër që prej kur kontrata e tij me Altetiko Madrid ka skaduar.

Lojtari  është në kërkim të një skuadre. MLS është destinacioni më i përfolur tash e sa javë dhe së fundmi duket se ka avancime në atë drejtim.

Tejlor Tuellman raporton se Suarezi është shumë afër kalimit te skuadra e Los Anxhelos FC. Sulmuesi nga Uruguai do të ishte goditja e tretë e madhe e kësaj skuadre, pas Xhorxhio Kielini e Geret Bejll.

Uruguaiani donte një skuadër që garon në ‘Play Off’, për të mos humbur ritmin para Kupës së Botës.

LEXO EDHE:

Back to top button