Los Anxhelos Lejkers “lehtësisht” mposht Feniks Sans

Los Anxhelos Lejkers është rikthyer tek fitoret në sezonin e rregullt të NBA-së, pas dy humbjes radhazi. “Lejkersat” dominuan ndaj skuadrë së Feniks Sans, që në fund tës shënojnë fitore bindëse me rezultat 123-110. Basketbollistët më të spiktaur te Lejkersat ishin Entoni Dejvis me 42 pikë, 12 kërcime dhe 5 asiste dhe Karuso me 17 pikë, 3 kërcime dhe 8 asiste. Ndërkohë te Feniksi u dalluan Pejn me 24 pikë dhe Buker me 21 pikë, 6 kërcime dhe një asist.

Humbet ekipi i Klipers, që u mund 106-100 nga Nju Jorku, ndeshje me rivalitet dhe emocione. Derik Rouz me 25 pikë dhe Bullok me 24 pikë, bënë diferencën për nju-jorkezët, duke i bërë të pavlefshme 29 pikët e Leonardit për kalifornianët.

Në ndeshjet e tjera, Majami fitoi 130-124 në fushën e Bostonit, ndërsa jashtë fushës fiton edhe Çikago, që mundi 108-96 Detroit. Ndërkohë Dallasi, falë 25 pikëve të Hardauejit mposhti Klivlendin me rezultat  124-97.

LEXO EDHE:

Back to top button