Los Anxhelos, pasagjeri hap derën e avionit në ngjitje dhe zbret me rrëshqitje

Los Anxhelos, pasagjeri hap derën e avionit në ngjitje dhe zbret me rrëshqitje

Një pasagjer i linjës ajrore amerikane “Delta Airlines” u arrestua pasi hapi vetë derën e avionit dhe zbriti me rrëshqitje ndërsa mjeti fluturues po përgatitej të ngrihej nga Los Angeles në Seattle.

Lajmi u bë me dije nga zyrtarët e Administratës Federale të Aviacionit Amerikan (FAA).

Incidenti ndodhi të shtunën. Boeing 737 ishte në pistë dhe gati të ngrihej, kur një pasagjer hapi derën dhe rrëshqiti jashtë, raportoi CNN.

Fillimisht ai u kap nga anëtarët e stafit të “Deltës” derisa erdhi policia.

Pasagjerët u transferuan në një avion tjetër, ndërsa po hetohen shkaqet dhe rrethanat e incidentit.

LEXO EDHE:

Back to top button