Los Anxhelosi, pa asnjë skuadër në “play off”

Qyteti i Los Anxhelosit nuk do të ketë asnjë skuadër në ‘Play Off’, pasi që Los Anxheles Klipers u eliminuan në ndeshjen ndaj Minesota Timbervolvs, e vlefshme për garat e ‘Play-In’. Bruklin Nets në anën tjetër morën biletën në përballjen ndaj Klivlend Kavaliers.

Nets triumfuan me rezultatin 108:115, në një ndeshje ku Kevin Durant dhe Kajri Irving regjistruan ‘double-double’. Irving ishte autor i 34 pikëve dhe 12 asisteve, ndërsa Kevin Durant, shtoi 25 pikë dhe 11 asistime për skuadrën e tij.

Në ndeshjen tjetër,Los Anxhelos Klipers dëshpëruan dhe pësuan disfatë me rezultatin 104:109 ndaj  Minesota Timbervolvs. Mysafirët ishin të udhëhequr nga A. Eduards me 30 pikë dhe D.Rasell me 20 pikë.  Skuadrat e tjera që kërkojnë biletën përmes ‘Play In’ ndahen në dy çifte: Atlanta Houks – Sharlot Hornets dhe Nju Orlins Pelikans – San Antonio Spars.

LEXO EDHE:

Back to top button