“Los Blancos” me stërvitje të veçantë, trajneri zbulon arsyen

Real Madrid ka nisur fazën përgatitore para një sezoni që pritet të jetë shumë i ngjeshur për yjet e trajnerit Karlo Ançelotti duke konsideruar se në muajin nëntor të paktën 15 madrilenë do të udhëtojnë në Katar, për të përfaqësuar kombëtaret e tyre në Kupën e Botës.

Megjithatë, në klubin spanjoll po marrin masat për ta përballuar sa më mirë dhe me sukses sezonin ku sërish do të vihen në kërkim të trofeve më të rëndësishëm vendas dhe europian. Andaj, në stërvitjet e para në këto ditë në “Valdebebas” kanë bërë shumë përshtypje disa maska të cilat kanë vendosur futbollistët e “Los Blancos” teksa shpjegimin mbi efektin e tyre e jep trajneri i fitnesit, Antonio Pintus.

 

 

“Është një maskë e cila përmban pesë shtresa dhe që është e dizenjuar për të testuar gjendjen aerobike dhe fuqinë e lojtarëve. Maska ka si funksion për të analizuar oksigjenin dhe karbohidratet, sepse na duhet të dimë përqindjen e çdo futbollisti dhe në këtë mënyrë përcaktojmë situatën fizike në këtë moment.

Kjo na jep mundësi të personalizojmë punën e gjithsecilit, por na bën të kuptojmë edhe punën që po bën skuadra. Përgatitjet para sezonit janë të lidhura ngushtësisht me vrapin në pjesën aerobike”, u shpreh Pintus.

Në fakt, kjo nuk është hera e parë kur lojtarët e Realit vendosin maska të tilla, pasi e kanë bërë diçka në përgatitjet për sezonin 2021-2022, ndërsa i kanë aplikuar edhe në janar të vitit 2022, para ndeshjes së “Copa del Rey” ndaj Atletik Bilbaos

LEXO EDHE:

Back to top button