LPFM: Derbi në Shkup, pa fitues

Sot u zhvilluan 5 përballjet e javës së 13-të në Ligën e Parë Futbollistike të Maqedonisë. Ndeshja derbi u zhvillua në Shkup, në mes Makedonija Gjorçe Petrovit dhe FC Shkupi, dhe e njëjta u mbyll me barazim dhe pa gola. Me ndarjen e pikëve, që të dy ekipet mbeten në pozitat e njëjta dhe me distancën e njëjtë ndaj liderit aktual, skuadrës së Shkëndijës. Skuadra tetovare, arkëtoi një pikë në Strugë, edhe pse ishte në disavantazh pas 45 minutave të para. në përballjet e tjera, Renova me trajnerit Qatip Osmanin shënoi fitore të vlevshme , duke mundur Borecin me 1-0 me golin e Selmanit në minutën e fundit të takimit në Tetovë. Fitore në transfertë regjistroi skuadra e Sileksit , që shënoi fitore 2-1 në Manastir, ndaj Pelisterit. Nuk kishte fitues edhe në sfidën në mes Bellasicës dhe Rabotniçkit, ku u shënuan nga 2 gola në të anët. Ditë më parë, Vardari mundi Akademia Pandevin me 2-0.

Liga e Parë – java 13

Vardari 2–0 Akad. Pandev

Makedonija Gj.P. 0–0 FC Shkupi

Pelisteri 1–2 Sileksi

Bellasica 2–2 Rabotniçki

Renova 1–0 Boreci

Struga Trim Lum 1–1 Shkendija

LEXO EDHE:

Back to top button