LSDM-ja mbështeti Kovaçevskin për zgjerimin e shumicës

LSDM-ja mbështeti Kovaçevskin për zgjerimin e shumicës

Gazetar: Mefail Ismaili

Pas takimit mes kryeministrit Dimitar Kovaçevski dhe kryetarit të ASH-së, Arben Taravari, LSDM ka zgjedhur një grup pune për të vazhduar negociatat me ASH-në që hyrja në Qeveri të jetë sa më e shpejtë. Pos Kovaçevski, pjesë e grupit të punës së LSDM-së do të jetë edhe sekretari i përgjithshëm Mile Zeqeviq, Lupço Nikollovski dhe Jovan Mitrevski.

“Vlerësim i përbashkët është se Aleanca e mbështet konceptin për Maqedoni evropiane, e me këtë të kontribuojnë edhe drejtpërdrejtë drejt zbatimit të interesave strategjike, kombëtare dhe shtetërore për zbatimin e reformave dhe të gjitha hapat e nevojshëm për anëtarësim në BE, përmes pjesëmarrjes së drejtpërdrejtë”, tha Bogdanka Kuzevska, LSDM.

Kryetari i ASH-së, Arben Taravari, në programin “200” në Alsat deklaroi se në takimin e mbrëmshëm mes tij dhe kovaçevskit ka qenë i pranishëm edhe kryetari i BDI-së Ali Ahmeti i shoqëruar nga Artan Grubi. Taravari tha se për hyrje në qeveri synojnë disa resorë të rëndësishëm edhe pse ende nuk është biseduar për ata.

“Nuk i kemi ndarë digasterët se për ndryshe nuk kam çka fsheh. Cilat i synoni Ju, ku mund ta jepni kontributin më së shumti, ku thoni se gjendja është shumë e keqe dhe ne duhet ti marrim nën drejtim? Shëndetësinë kemi kuadro të mira që mund të udhëheqin dhe mund ta tregojnë veten dhe mund të bëjmë diferencë, gjithashtu edhe në dy tre ministri tjera kemi kuadro të mirfillta të cilat mund ta japin kontributin e tyre. Si për shembull? Po tash kot të hym, çfarëdo qoftë që të them do të keqkuptohet dhe do të thuhet se i kemi ndajtë ministritë”, u shpreh Arben Taravari, ASH.

Një ditë më parë, kryeministri Kovaçevski i nisi edhe zyrtarisht negociatat me kryetarin e ASH-së Arben Taravari, me qëllim që ASH të bëhet pjesë e Qeverisë. /Alsat.mk

LEXO EDHE:

Back to top button