LSDM: VMRO është drejtpërdrejtë e lidhur me klubet bullgare në Ohër dhe Manastir

"VMRO është drejtpërdrejtë e lidhur me klubet bullgare në Ohër dhe Manastir"

Partia maqedonase në pushtet LSDM, në një kumtesë për media thotë se VMRO-ja është e lidhur drejtpërdrejt me klubet bullgare të hapura në Manastir dhe Ohër, të cilat mbajnë emra të figurave historike kontroverse dhe provokuese. Kjo sipas LSDM-së, konfirmon vazhdimësinë e partisë opozitare me Vanço Mihailovin dhe krenohet me të.

Vetë Mickoski konfirmoi vazhdimësinë e VMRO-së në aktivitetet e saj me Vanço Mihailovin, bashkëpunëtor i Rajhut të Tretë.

“VMRO është një besimtar ideologjik i njerëzve që ishin autorë të Rajhut të Tretë, ajo feston dhe lavdëron veprën dhe rolin e Vanço Mihailovit. VMRO ndërtoi një shtëpi përkujtimore në Shtip për nder të Mihajlovit dhe e vendosi figurën e tij prej dylli në një muze në Shkup.

“Në hapjen e klubit bullgar në Manastir morën pjesë anëtarë të OBRM-PDUKM-së, ndërsa Mickoski u fotografua me themeluesit e klubit bullgar në Ohër. VMRO, e ngecur në të kaluarën, nuk ka çfarë t’u ofrojë qytetarëve përveç izolimit dhe kthimit”, thonë nga LSDM.

LEXO EDHE:

Back to top button