Ludva: Marrëdhëniet të mira me fqinjët, kyçe për anëtarësim në BE

Ludva: Marrëdhëniet të mira me fqinjët, kyçe për anëtarësim në BE

Kultura duhet t’i avancojë marrëdhëniet dypalëshe, porositi ambasadori çek në vend Jarosllav Ludva, vendi i të cilit aktualisht është kryesues me Bashkimin Evropian. Duke u përgjigjur në pyetjen e gazetarëve për klubet e sapoformuara në Manastir, Ohër dhe Bllagoevgrad ai përsëriti se marrëdhëniet e mira ndër fqinjësore janë kyçe për anëtarësim në BE, shkruan Alsat.

“Aktivitetet kulturore duhet t’i lehtësojnë marrëdhëniet e jo të bëjnë presion shtesë. Për anëtarësim në Bashkimin Evropian duhet të keni marrëdhënie të mira ndër fqinjësore. Republika çeke disa herë ka përsëritur qëndrimin se çështjet dypalëshe nuk duhet të jenë pjesë e kornizës negociuese dhe këtë e kemi thënë në dhjetor të vitit 2020 dhe nëse e shihni propozimin francez marrëveshja dypalëshe nuk është pjesë e kornizës negociuese”, deklaroi Jaroslav Ludva, ambasador i Çekisë./Alsat.mk

LEXO EDHE:

Back to top button