Lufta në Ukrainë, më shumë se 30,000 ushtarë të grupit Wagner të vrarë

Lufta në Ukrainë, më shumë se 30,000 ushtarë të grupit Wagner të vrarë

Më shumë se 30,000 ushtarë të grupit Wagner janë vrarë në Ukrainë deri më tani, tha Shtëpia e Bardhë.

Kompania mercenare ruse ka qenë e përfshirë shumë në ofensivën ruse rreth Bakhmut dhe Soledar në rajonin Donetsk të Ukrainës lindore.

Ushtarët përbëhen kryesisht nga kriminelë që janë lejuar të dalin nga burgu për të luftuar në Ukrainë.

Shtetet e Bashkuara vlerësojnë se 90% e ushtarëve të Grupit Wagner të vrarë në Ukrainë që nga dhjetori ishin të dënuar.

Më herët sot, Ministria e Mbrojtjes e Britanisë tha se Wagner ka vendosur një numër të madh të dënuarish në Ukrainë  dhe këta “ndoshta kanë përjetuar një shkallë viktimash deri në 50%”.

LEXO EDHE:

Back to top button