Lufta në Ukrainë, Zelenski: Nuk do të dorëzohemi

Lufta në Ukrainë, Zelenski: Nuk do të dorëzohemi

Forcat ruse kanë vazhduar ofensivën e tyre në lindje të Ukrainës, duke iu afruar qyteteve kyçe dhe duke bombarduar Harkivin, pasi presidenti Zelensky ka vizituar këtë qytet një ditë më parë, duke shënuar udhëtimin e tij të parë jashtë Kievit, prej nisjes së luftës më 24 shkurt. Forcat ruse kanë rritur presionin në qytezat Donjecku Verior dhe Lisiçansk në lindje të Ukrainës, pasi kanë pretenduar të kenë marrë kontrollin e qytetin të afërt, Liman. Zyrtarët ukrainas, në anën tjetër, kanë thënë se mbrojtësit janë duke luftuar në kushte të rënda në këto zona strategjike. Guvernatori i rajonit Luhansk, Serhiy Hayday, ka thënë se situata në Lisiçansk është bërë “shumë e rëndë” për shkak të numrit të të vdekurve dhe të plagosurve. Presidenti ukrainas Volodymir Zelensky tha se rreth 90 për qind e ndërtesave janë të shkatërruar në Donjeckun Verior.

“”Si rezultat i sulmeve ruse në Donjeckun verior, e gjithë infrastruktura e qytetit tashmë është shkatërruar. 90% e shtëpive janë dëmtuar dhe më shumë se dy të tretat e banesave të qytetit janë shkatërruar tërësisht. Nuk ka komunikim në qytet dhe ka granatime të vazhdueshme. Marrja e Donjeckut Verior është prioritet për pushtuesin dhe nuk u intereson sa jetë duhet të humbin për këtë. Ne po bëjmë gjithçka që mundemi për të mbajtur nën kontroll këtë ofensivë. Nuk ka pasur një ditë që nuk kemi tentuar të gjejmë më shumë armë ose armë moderne për të mbrojtur tokën dhe popullin tonë. Unë jam mirënjohës për të gjithë ata që mbrojnë Donjeckun Verior dhe u tregojnë pushtuesve se paqja do të jetë e jona”, deklaroi Volodimir Zelenski, president i Ukrainës.

Ministri i jashtëm rus Sergei Lavrov thotë se çlirimi i Donetskut e Luhanskut, është prioriteti absolut i Rusisë, duke pohuar se objektivi i Moskës është të dëbojë forcat ukrainase nga këto rajone. Në një intervistë për kanalin francez, Tfi, shefi i diplomacisë ruse tha se vend i tij nuk ka ndërmend të aneksojë rajonin. Bëhet fjalë vetëm për një operacion ushtarak të kërkuar nga Republikat e Donetsk e Luhansk, që Federata Ruse i njeh si vende të pavarura, u shpreh ai. /Alsat.mk

LEXO EDHE:

Back to top button