Luftë me fishekzjarrë mes bandave në Nju Jork


Një video e publikuar në rrjetet sociale të enjten tregon se si grupe të ndryshme zhvilluan një luftë të vërtetë në rrugët e Nju Jorkut, duke qëlluar njëri-tjetrin me fishekzjarrë, shkruan a2 CNN.

Sipas Policisë, dy persona kanë mbetur të plagosur në incidente të ndryshme, në Bronks dhe Bruklin, të dy në gjendje kritike për jetën. Vetëm në dy javët e para të muajit qershor, Policia raporton se ka pasur më shumë se 1700 ankesa për incidente me fishekzjarrë, vetëm të dielën e fundit 455.

Në videot e shpërndara në rrjetet sociale, mjete të Policisë shihen teksa kalojnë përmes fishekzjarrëve. Zakonisht me afrimin e 4 korrikut, Ditës së Pavarësisë në SHBA, incidentet qe lidhen me fishekzjarrët shënojnë rritje, por në këtë kohë të trazuar, ato po përdoren si armë mes bandave rivale.

LEXO EDHE:

Back to top button