“Lugina e vdekjes”, vendi ku regjistrohen temperaturat më të larta

“Lugina e vdekjes”, vendi ku regjistrohen temperaturat më të larta

“Lugina e vdekjes” është vendi ku regjistrohen temperaturat më të larta në të gjithë planetin. Ndodhet në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, konkretisht në Kaliforninë juglindore. Kjo luginë shkretëtire mban atë që konsiderohet rekordi për temperaturën më të lartë në botë: 54,4 gradë. “Lugina e vdekjes” u shpall Park Kombëtar në vitin 1994. Që atëherë, një milion njerëz e vizitojnë atë çdo vit për të soditur peizazhin e saj të shkretëtirës dhe për të provuar se si është të kalosh disa orë në vendin më ekstrem të planetit. Është një vend ku nuk gjen dot hije, në të cilin, për shkak të nxehtësisë, teknologjia ka probleme serioze për të punuar. Prandaj, e vetmja mbështetje për të bërë turizëm në “Luginën e vdekjes”, është harta. /Alsat.mk

LEXO EDHE:

Back to top button