Lukashenko kërkon ndihmë nga Putin për sigurinë në Bjellorusi – ALSAT-M


Presidenti i Bjellorusisë Aleksandër Lukashenko tha se homologu i tij rus Vladimir Putin i kishte premtuar atij “ndihmë gjithëpërfshirëse të sigurisë” kundër protestave që përfshijnë vendin e tij.

“Sa i përket çështjeve ushtarake, ne kemi një marrëveshje me Rusinë që i mbulon këto incidente, ” tha Lukashenko pasi foli me Putin, sipas agjencisë shtetërore të lajmeve Belta.

”Unë kam pasur një diskutim të gjatë dhe të plotë në lidhje me situatën me presidentin e Rusisë. Ai dhe unë ramë dakord. Me kërkesën tonë të parë ata do të ofrojnë ndihmë për të siguruar sigurinë e Bjellorusisë”, tha ai.

Thirrjet e Lukashenko në Moskë për ndihmë erdhën pas një jave protestash të pashembullt në të gjithë vendin pas fitores së zgjedhjeve presidenciale javën e kaluar.

LEXO EDHE:

Back to top button