Luma: Ekipi kombëtar duhet të ketë një qasje gjithëpërfshirëse
Luma: Ekipi kombëtar duhet të ketë një qasje gjithëpërfshirëse
Bujar Luma nga Qendra “Loja” në “Programi 200”, ka folur n lidhje me reagimin e kombëtares së Maqedonisë së Veriut, pas thirrjeve antishqiptare që u bënë pas lojës me Italinë, shkruan Alsat.
Ai ka thënë se duhet të ketë një ndërtim inkluziv të shoqërisë dhe ekipit kombëtar, që duhet të ketë reagim pak më të drejtë, dhe sipas tij, fokusi mos të jetë vetëm goditja e topit por të jetë edhe përtej asaj.
“Gjithsesi ekipi kombëtar strukturat nuk mund t’i ndërtojë mbi incidentin, mbi sekuenca, mbi fragmente, duhet të ketë një qasje gjithëpërfshirëse dhe afatgjate. Sot nuk mund të anashkalohet roli që kanë sportistët dhe artistët në botë”, tha ai./ Alsat.mk








