Lupevska: Pas 10 vitesh e shoh shoqërinë tonë në BE, nuk do të ketë më vend për retorika ndëretnike

Gazetarja Snezhana Llupevska Sozen e ftuar në emisionin “Programi 200” në Alsat, duke folur për çështjet ndëretnicitetit, tha se shoqëria jonë pas 10 vitesh do të jetë në BE dhe nuk do të ketë më nevojë të flitet për retorika ndëretnike, , mllefin, urrejtjen dhe gjithë atë ta zëvendësojmë me fakte, me numra dhe me vepra konkrete.

“Si shoqëri, unë shpresoj se për dhjetë vjet do jemi pjesë e BE-së ku nuk ka kufij dhe nuk ka retorika të këtilla. Në fshatin tonë ne nuk dallohemi për shkak të njërës përmendore dhe tjetri fshat për nga përmendorja tjetër dhe se e gjithë kjo do tejkalohet. Atje e shoh shoqërinë për 10 vjet. Në ndërkohë pres të bëhen, nëse jo tjetër, të bëhen analiza për atë ku jemi me arsimin, ku jemi me fuqinë tonë punëtore, ku jemi me fuqinë e punës që ka ikur në Evropë për këtë apo për atë shkak dhe ku jemi me futbollin nëse jemi të suksesshëm. Derisa nuk i kemi këto fakte, ne vetëm se do i përsërisim floskulat që na i imponojnë politikanët. Kyçe për ne është, nëse duam të shkojmë në BE, ta harrojmë atë retorikë, mllefin, urrejtjen dhe gjithë atë ta zëvendësojmë me fakte, me numra dhe me vepra konkrete”- tha gazetarja Snezhana Llupevska Sozen.

LEXO EDHE:

Back to top button