Macron: Nuk do të ketë paqe në Ukrainë derisa Rusia të mposhtet

Macron: Nuk do të ketë paqe në Ukrainë derisa Rusia të mposhtet

Presidenti i Francës Emmanuel Macron ka thënë se nuk mund të ketë paqe në Ukrainë derisa Rusia të mposhtet.

Nuk ka ardhur ende ora e dialogut, sepse Rusia zgjodhi luftën. Rusia zgjodhi të synojë infrastrukturën civile dhe të kryejë krime lufte. Sulmi i Rusisë duhet të dështojë.”

“Uniteti dhe vendosmëria janë të rëndësishme për t’i siguruar Ukrainës mjetet për t’u kthyer në tryezën e negociatave dhe për të punuar për paqen afatgjatë në kushtet që kanë vendosur ukrainasit,” shtoi ai.

Macron foli për grupin mercenar Wagner, duke thënë se kur foli me Vladimir Putin një vit më parë, ai “pothuajse e besoi” se nuk kishte asnjë lidhje me grupin Wagner, por se tashmë është i qartë për aktivitetin e tyre në Ukrainë.

Macron tha se Rusia ishte e dënuar me “një disfatë në të ardhmen”, me agresionin e Rusisë që ka konsoliduar shtetësinë e Ukrainës si vend, ka shtyrë Finlandën dhe Suedinë të aplikojnë për t’u bashkuar me NATO-n dhe i ka shtyrë vendet europiane të rrisin vetëmbrojtjen.

LEXO EDHE:

Back to top button