Majami rikthen goditjen , zbut epërsinë në 1-2

Skuadra e Majamit rihap betejën për titullin kampion në NBA, pas fitores 115-104 ndaj Lejkersi në finalen e tretë. Sfida e tretë u dominua vazhdimisht nga Majami, që dëshmoi se edhe përpos mungesave të mëdha, skuadra nga Florida nuk dorëzohet.

Më meritor për fitoren e parë në finalen e NBA-s për Majamin ishte Xhimi Batler që realizoi një “triple double”, me 40 pikë, 11 kërcime dhe 13 asiste.

Te Lejkersi u dallua LeBron Xhejms me 25 pikë, ndërsa munguan pikët e Dejvisit që realizoi vetëm 15 pikë.

Më 9 tetor do të zhvillohet ndeshja e katërt finale.

LEXO EDHE:

Back to top button