Makhaçev: “Jam gati për revanshin me Volkanovskin”

“Mbreti” aktual i peshës së lehtë në artet marciale mikse (MMA) Islam Makhaçev bëri me sukses mbrojtjen e tij të parë të titullit në eventin “UFC-284”, zhvilluar në Pert të Australisë, dy fundjavë më parë. Ai mposhti me vendim unanim të gjyqtarëve kampionin e botës në peshën “ëelterëeight” Aleksander Volkanovski, që synonte të bëhej kampion në dy divizione.

Pas kësaj sfide, tani është radha e Makhaçev të bëjë përpjekjen e tij për t’u bërë kampion bote në dy Divizione. Pra, të duelojë në peshën “ëelterëeight”, duke shpresuar që t’i rrëmbejë titullin Volkanovski.

“Jam 100% i interesuar për një revansh. Nëse UFC dëshiron ta bëjë këtë dhe të më ofrojë luftën e radhës në një kategori tjetër. Sigurisht që do të diskutoj me ekipin, por jam dakord 100%  të provoj veten në një kategori tjetër peshe, sepse dua të bëhem kampion i dyfishtë i botës”, tha Makhaçev.

 

“Me Volkanovskin folëm pas duelit. Ai pyeti nëse mund të bënim një revansh. Unë u përgjigja, natyrisht. Nëse UFC e dëshiron atë, atëherë nuk ka problem. Por gjithçka vendoset nga UFC, si duan ata. Luftëtarët nuk mund t’i caktojnë luftimet njëri-tjetrit, pa pëlqimin e UFC-së”, u shpreh më tej Makhaçev.

LEXO EDHE:

Back to top button