Makina më e vogël, 1.3 metra e gjatë

Makina më e vogël, 1.3 metra e gjatë

Alex Orchin, 31 vjeç lëviz nëpër fshati e tij me një makinë, që konsiderohet si më e vogla në botë. Makina hyri në Guinnesss si makina më e vogël ndonjëherë pasi është vetëm 1.3 metra e gjatë. Ka një motor benzine dhe arrin 37 kilometra në orë. Makina është një kopje e motorit klasik të viteve 1960, me origjinalet që shiten për mbi 100 mijë paund. Alex thotë se makinën e ka blerë në vitin 2018. “Më pëlqejnë makinat e çuditshme, makinat e vjetra, çdo gjë që është e çuditshme dhe alternative në thelb. “Ky është një riprodhim, ato janë bërë fillimisht në vitet ’60. Ishte Jeremy Clarkson ai që i bëri ata të famshëm në Top Gear.”, tha ai./Alsat.mk

LEXO EDHE:

Back to top button