Maks Verstapen barazon rekordin e Mihael Shumaherit

Maks Verstapen, piloti i skuadrës “Red Bull” në garën e radhës, në Meksiko, ka mundësi që të kalojë rekordin e Mihael Shumaherit dhe Sebastian Fetelit, të cilët kanë regjistruar nga 13 fitore në një sezon të Formula 1.

Piloti holandez, me triumfin në pistën “Ostin” të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, barazoi rekordin e Shumaherit dhe Fetelit, duke konfirmuar edhe njëherë dominimin e tij të plotë në këtë sezon.

Holandezi Verstapen edhe pse kishte vonesë prej 8 sekondave në boks, arriti që të rikthehet në pistën në Ostin dhe të parakalojë Hamiltonin dhe Leklerkun, për të konfirmuar titullin e kampionit në konkurencën e pilotëve, por edhe atë të konstruktorëve për skuadrën “Red Bull”. Gara e radhës, në Meksiko, do të zhvillohet më 30 tetor.

LEXO EDHE:

Back to top button