Malta mbyll baret dhe klubet e natës – ALSAT-M
Alsat
17.08.2020 19:23
Malta do të mbyllë baret dhe klubet e natës nga e mërkura, si përgjigje ndaj rritjes së rasteve me COVID-19, njoftoi ministri i Shëndetësisë dhe zëvendëskryeministri, Chris Fearne.
“Baret dhe klubet e natës me restorant do të lejohen të qëndrojnë të hapura”, shtoi ai.
Fearne dekretoi, gjithashtu, ndalimin e festave në mjetë lundrimi, përdorimin e detyrueshëm të maskave mbrojtëse në hapësira publike të mbyllura, përveç restoranteve dhe një kufi prej 15 personash për tubimet shoqërore.
Në Maltë, shteti më i vogël anëtar i BE-së, shqetësimet në lidhje me COVID-19 janë rritur që nga e shtuna, kur u raportua një rekord prej 72 rastesh të reja ditore infektimi.