Man. Junajted dëshiron të largojë 6 lojtarë nga skuadra

Gjiganti anglez, Mançester Juanjted , po përgatitet para fillimit të sezonit 2022/23, ku deri tani ka transferuar mesfushorin Kristian Eriksen dhe mbrojtësit Lisandro Martinez e Tarjell Malasia. Po ashtu, Juanjted vazhdon të jetë pjesë e sagës më të gjatë të kësaj vere, ku po e kërkon transferimin e mesfushorit të Barcelonës, Frenki De Jong, por që ky i fundit po e refuzon kalimin në “Old Trafford”.

Ndërkaq, “Djajtë e Kuq” deri tani kanë larguar disa emra të njohur nga skuadra si Edison Kavani, Li Grant, Xhesi Lingard, Huan Mata, Nemanja Matiç dhe Poll Pogba. Po ashtu, tani thuhet se gjiganti anglez dëshiron të largojë edhe 6 lojtarë nga skuadra deri në fund të këtij afati kalimtar veror të transferimeve.

Emrat më të përfolur për tu larguar janë: Aleks Teles, Aaron Van-Bisaka, Erik Baili, Aksel Tuanzebe, Etan Laird dhe Fil Xhons.

LEXO EDHE:

Back to top button