Man. Siti gati të harxhojë 215 mln euro për vetëm 2 futbollist të rinj

Klubi anglez thuhet se është i gatshëm të investojë deri në 215 milionë euro për të dy lojtarëve: Florian Virtz dhe Desire Doue. Me këtë rast do të përfshinte largimin e lojtarëve si: Xhek Grilish, Bernardo Silva dhe Xheremi Doku, për të balancuar librat financiar dhe për të krijuar vend në skuadrën e Pep Guardiolës.

Në rastin e gjermanit, operacioni tashmë është duke u zhvilluar. Guardiola ka prioritet ardhjen e Virtzit, të cilin e konsideron pasardhësin ideal të Kevin De Brujnes në mesfushë.

Siti thuhet se po përgatit një ofertë prej rreth 115 milionë euro, i bindur se potenciali sportiv i klubit dhe shansi për të udhëhequr një epokë të re në Etihad mund të joshë mesfushorin e ri sulmues.

Desire Doue, nga ana tjetër, është gjithashtu në krye të agjendës së klubit anglez. Në moshën 19-vjeçare, sulmuesi ka shpërthyer në skenën e futbollit francez, duke u dalluar për talentin, vetëbesimin dhe aftësinë për të luajtur në pozicione të ndryshme sulmuese.

Kontrata e tij me PSZH-në është deri në vitin 2029, gjë që i ndërlikon negociatat, por Siti ka besim se mund ta mbyllë marrëveshjen me një propozim afër 100 milionë euro, një shifër që mund t’i tundojë klubin parisien.

LEXO EDHE:

Back to top button