Man. Siti në ndeshjen e radhës mund të shpallet kampion

Mançester Siti në ndeshjen e radhës të Premier Ligës mund të bëhet zyrtarisht kampion i Anglisë.

Për ta bërë këtë, “qytetarët” duhet të mposhtin Çellsin në shtëpi, me ndeshjen që është caktuar në 21 maj. Kujtojmë, se ditë më parë Arsenali pësoi disfatë në terrenin vendas me 0-3 nga Brajtoni.

Në renditjen e përgjithshme të Premier Ligës, Man. Siti ka 75 pikë, Arsenali  71. Për më tepër, “qytetarëve” u kanë mbetur edhe 3 ndeshje për të luajtur në sezonin e Premier League, dhe “topçinjve” vetëm dy takime.

LEXO EDHE:

Back to top button