“Man. Siti ofron kushte perfekte për Lionel Mesin”

Pablo Zabaleta beson se ish-bashkëlojtari i tij në kombëtaren e Argjentinës, Lionel Mesi, do të përshtatej shumë mirë në Man. Sitin dhe se skuadra e Pep Guardiolës ofron kushte të përsosura për të.

“Leo ka qenë në La Liga për shumë, shumë vjet dhe mendoj se do të ishte atraksion shumë i madh për të për ta provuar futbollin anglez. Man. Siti ofron kushte të përsosura. Ai e njeh Pepin shumë mirë, ai i njeh drejtorin sportiv Txiki Begiristain dhe shefin ekzekutiv Ferran Soriano, si dhe Serhio Agueron. Do të ishte vendim i madh nëse Leo largohet nga Barcelona. Por nëse ai e do këtë gjë atëherë do të ishte mirë të shkojë në një klub në të cilin ka njerëz që i ndihmojnë të rehatohet,” ka thënë Zabaleta për “Mirror Sport”.

LEXO EDHE:

Back to top button