Mançester Junajted ne shitje, vlen 5 miliardë euro!

Familja Glejzer, që ka në pronësi skuadrën e Mançester Junajtedit, pas protestave të ashpra të tifozëve të klubit anglez, ka vendosur që të përshpejtojë procesin e shitjes. Sipas të përditshmes britanike “Mirror”, familja Glejzer ka blerë Mançester Junajtedin, 16 vite më parë për 900 mln euro, ndërsa aktualisht e vlerësojnë në 5 miliardë. “Mirror” raporton se një vit më parë, familja Glejzer ka refuzuar ofertën nga Azia në vlerë prej 4 miliardë euro. Ndërkohë tifozët kërkojnë që Glejzer të tërhiqet nga klubi, ndërsa në protestat e tyre kanë djegur edhe flamurin e SHBA-vë para stadiumit “Olld Traford”. Kujtojmë se protestat janë nxitur pas tërhjekjes së 6 klubeve të Anglisë nga projekti i Superligës Evropiane, ndërsa në mesin e tyre ishte edhe Mançester Junajted.

LEXO EDHE:

Back to top button