“Manovra e Verstapenit ishte e keqe, meriton flamurin e zi se u përplas me Rasellin”

Maks Verstapen e mbylli në vendin e dhjetë garën e zhvilluar ditën e diel në Spanjë, me një penalitet prej 10 sekondash. Edhe pse u shpall “piloti më i mirë i garës”, ajo u prish në 10 xhirot e fundit, kur në pistë hyri makina e sigurisë.
Kampioni i botës në Formula 1 ishte në vendin e tretë deri në momentin që u largua makina e sigurisë. Por, pasi humbi kontrollin e njëvendëshes së tij, ai pas pati dy kontakte të menjëhershme në pak metra, fillimisht me Leklerk-un dhe pak më vonë me Rasellin.
Me pilotin britanik të Mercedes pati edhe një kontakt tjetër një xhiro më vonë, kur iu kërkua që hapte krahun, duke e përplasur qëllimisht. Një veprim i konsideruar i gabuar nga komisarët, që e penalizuan me 10 sekonda.
Nico Rosberg, duke folur për “Sky Sport”, tha se komisarët u treguan të butë ndaj Verstapenit.
“Manovra e Maksit është vërtet e keqe. Ai meriton flamurin e zi, pasi u përplas me Russell me qëllim. Nuk ka zgjidhje tjetër,“ tha mes tjerash Roisberg për mikrofonat e “Sky Sport”.