Maqedoni-Bullgari, pjesa e parë mbyllet pa gola

Pas fillimit të tensionuar të ndeshjes në stadiumin “Todor Proeski”, erdhi edhe kartoni i parë. Për fat të keq në minutën e 14-të, Todorovski ndërhyri në mënyrë të ashpër ndaj Petkovit dhe pas konsultimit me sistemin “VAR”, mesfushori i Maqedonisë u largua me karton të kuq. Pas largimit të Todorovskit, trajner I Maqedonisë në lojë solli Ashkovskin në vend të Trajkovskit.

Në minutën e 26, Milan Ristovski, pas asistimit të Enis Bardhit, dërgoi një projektil të vërtetë nga 20 metra, por portieri mysafirë me forcat e fundit e drejtoi në rrivënie nga këndi.

Mysafirët përgjigjen me një kundërsulm të shpejtë në minutën e 28-të, kur Despodov nuk arrin të kontrollojë topin në zonën e rrezikut, ndërsa në vendin e duhur është portieri Dimitrievski.

Në vazhdim mysafirët kishin pronësimin e topit dhe vazhdimisht rrezikonin portën e Dimitrievskit dhe në dy raste, me kohë intervenuan Musliu dhe Bejtullai që të evitojnë rrezikun nga zona e 16 metrave.

LEXO EDHE:

Back to top button