Maqedonia e Veriut mbetet vend me rrezikshmëri të lartë për Zvicrën

Kosova dhe Shqipëria jashtë listës së vendeve me rrezikshmëri të lartë në Zvicër

Është përditësuar lista e shteteve dhe territoreve që janë me rrezikshmëri të lartë për shtetin e Zvicrës. Kjo listë do të hyjë në fuqi në orën 00.00 të datës 14 dhjetor 2020.

Kosova dhe Shqipëria janë dy shtetet Ballkanike që nuk janë në listën e rrezikshmërisë për Zvicrën. me çka nënkuptohet se të gjithë banorët e Zvicrës mund të lëvizin lirshëm në Kosovë dhe Shqipëri, pas çka nuk kanë nevojë të karantinohen gjatë kthimit në shtetin helvetik, transmeton albinfo.

Ndërkohë shtetet Ballkanike që janë në listën e rrezikshmërisë sipas raportit të BAG: janë Maqedonia Veriore, Mali i Zi, dhe Serbia.

Ndërkohë shtetet tjera me potencial rreziku për Zvicrën janë edhe Andorra, Gjorgjia, Jordania, Kroacia, Luksemburgu, Polonia, Portogalia, Slovenia, San Marino, Shtetet e Bashkuara, dhe disa Zona të Austrisë, Italisë dhe Francës.

Shteti zviceran kërkon karantinë për udhëtarët nga vende dhe zona të caktuara me rrezikshmëri të lartë. Lista e këtyre shteteve dhe territoreve do të azhurnohet me 14 dhjetor. Testi negativ për Covid-19 nuk  përjashton vendimin për karantinë.

Për më shumë informacione rreth shteteve,

LEXO EDHE:

Back to top button