Maqedonia e Veriut regjistron 47 raste të reja me koronavirus

Gjatë 24 orëve të fundit në mbarë vendin nga 3.593 teste të kryera janë regjistruar 47 raste të reja me Covid-19, prej të cilëve 19 vetëm në Shkup. Në ndërkohë nga Instituti i Shëndetit Publik njoftojnë se janë shëruar 14 pacientë, shkruan Alsat. Sot fatmirësisht nuk është regjistruar asnjë viktimë së pasojë e Covid-19. Që nga fillimi i pandemisë, në vendin tonë janë regjistruar gjithsej 156.171 raste, prej të cilëve 150.321 janë shëruar, kurse 5.491 kanë ndërruar jetë. Aktualisht në vendin tonë janë 359 raste aktive me virusin korona.

- Advertisements -

LEXO EDHE:

Back to top button